Basketboll

Ekskluzive: Ylli transferon qendrën amerikane, Aaron Jones dhe ndahet me Chris Harris

Prishtinë(AsistiOnline) – Ardhja e trajnerit malazez Petar Mijoviq, duket se ka ndryshuar planet te ekipi i Golden Eagle Yllit.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, klubi nga Theranda tashmë është ndarë me qendrën amerikane Chris Harris, derisa ka arritur marrëveshje me një lojtar tjetër si zëvendësim të tij.

AsistiOnline.com ka mësuar se Ylli ka arritur marrëveshje me amerikanin, Aaron Jones i gjatë 206 centimetra i cili vjen tek klubi nga Theranda pas aventurën në Superligën e Greqisë me ekipin e Karditsas tek të cilët sivjet zhvilloi vetëm 5 ndeshje me mesatare prej 2.4 pikë e 3 kërcime.

Jones në të kaluarën ka luajtur edhe në Turqi (Harem, Mersin), Estoni (VEF Riga, Tallina/Kalev), Bullgari (Beroe), Crailsheim (Gjermani), Cholet (Francë), Bilbao (Francë), Treviso (Itali) etj.

Përveç Jones, te Ylli mund të ketë edhe ardhje të tjera të huaja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.