Maxhuni ia shënon 10 pikë Serbisë, Beçiragiq me Bosnjën e ‘shkel’ Qipron, Jonçevski humbet për pak
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte janë zhvilluar ndeshjet e para të kualifikimeve për Eurobasket 2023.
Basketbollisi me prejardhje nga Kosova që luan me Finlandën, Edon Maxhuni sonte u paraqit ndaj Serbisë në Boegrad dhe kishte paraqitje tejet pozitive me 10 pikë e 6 asiste edhe pse ekipi i tij u mposht 77-61.
Bosnje & Hercxegovina që po drejtohet nga trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, i nisi me fitore të thellë këto kualifikime ndaj Qipros me rezultat 66-99.
Derisa, Maqedonia e Veriut që drejtohet nga trajneri i Bashkimit, Alek Jonçevski, u mposht ngushtë nga Estonia 69-74.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.