Basketboll

Zyrtare: Bashkimi bën goditje të frikshme, nënshkruan me NBA lojtarin, Terrance Ferguson

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit sot e ka prezantuar një lëvizje tepër interesante për ekipin.

Klubi portokalli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me NBA lojtarin, Terrance Ferguson i cili ka përmbi 200 ndeshje zyrtare në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

”Kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan, Terrance Ferguson. Ferguson ka një eksperiencë fantastike në NBA me mbi 200 paraqitje në klubet si: Oklahoma City Thunder dhe Philadelphia 76ers”, shkruan njoftimi i klubit të Bashkimit.

Së fundmi Ferguson ka luajtur në Afrikë me ekipin e Cape Town Tigers në 4 ndeshje me 9.5 pikë, 3 asiste e 2.5 kërcime për ndeshje.

Ferguson është 25 vjeçar dhe përveç NBA-së dhe NBA G League, ka luajtur edhe në Greqi me Lavrion dhe në Poloni me Gliwice.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.