Statistikat e ndeshjes, Azerbejxhan – Kosovë
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt, sot u mposht nga Azerbejxhani në kuadër të parakualifikimeve për Kampionat Botëror 2027.
10 pikë ishte dallimi final i ndeshjes për vendasit që u shkëputën në rezultat në dhjetë minutat e fundit.
Sipas statistikave zyrtare të ndeshjes, dallimi kryesor sot është bërë tek gjuajtet për tre pikë e sidomos tek kërcimet, ku Azerbejxhani ka pasur 17 topa të kapur më shumë nën tabelë, prej tyre 14 të Donta Hall e 11 të Orhan Haciyeva, derisa në tërësi ekipi azer kishte 47 kërcime e Kosova 30.
Për treshe, azerët goditën 19 herë dhe shënuan 8 herë me përqindje fikse prej 42.1%, derisa Orhan Haciyeva nuk gaboi nga kjo pozitëme 4 shënime nga po aq herë sa tentoi, 34 vjeçari.
Ndërsa, Kosova për treshe gjuajti tmerrësisht dobët me 31 tentime dhe vetëm 6 realizime apo 19.4%.
Kosova ishte më e mirë se azerët tek tentimet për dyshe me 59% efikasitet karshi azerëve me 57.5%
Tek gjuajtjet e lira më efikas u treguan azerët me 73.9% efikasitet e Kosova kishte 68.4% efikasitet.
Në asiste, rivaliteti ka qenë shumë i ngushtë ku me 24 prin Kosova e Azerbejxhani kishte 23 në total.
Topa të humbur më shumë ka pasur Azerbejxhani, gjithsejt 22 sosh e Kosova 14 prej tyre.
Kosova sot ka pasur gjithsejt 14 topa të rrëmbyer ndaj kundërshtarit e azerët i rrëmbyen Kosovës 8 topa.
Te bllokadat, azerët kishin 5 e Kosova 2 prej tyre, derisa indeksi final i Kosovës ishte +85 e i Azerbejxhanit 107.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.