Basketboll

Edoni me Finlandën arrijnë të parën, Maqedonia e Jonçevskit ‘tmerron’ Poloninë e Bosnja e Adisit pëson nga Franca e fuqishme

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte është mbyllur turi i parë kualifikues për Eurobasket 2025.

Akterët që lidhen me Kosovën si rasti i Edon Maxhunit, Maqedonia e Jonçevskit dhe Bosnja e Beçiragiqit, kanë pasur kryesisht rezultate pozitive.

Edon Maxhuni ka kontribuar tejet shumë në fitoren e Finlandës ndaj Danimarkës 89-85, duke luajtur për 25 minuta me 14 pikë, 6 asiste e 1 kërcim.

Maqedonia e Veriut që drejtohet nga trajneri i Bashkimit, Alek Jonçevski, ka shënuar fitore të lartë ndaj Polonisë së Igor Miliçiqit me shifrat 71-96, ndeshje në të cilën shkëlqeu edhe sonte maqedonasi i ri që luan në Rusi me Unics, Nenad Dimitrijevic me 32 pikë, 8 asiste e 8 kërcime.

Në anën tjetër, Bosnje e Hercegovica që drejtohet nga trajneri i Trepçës Adis Beçiragiq, luftoi deri në momentet e fundit me Francën e fuqishme, por në fund u mposht me shifrat, 64-74.

Të tre akterët e përmendur pas 2 xhirove nga këto parakualifikime, kanë nga një fitore dhe një humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.