Ekskluzive: Kampionia përforcohet me amerikanin Jimmy Hall i cili 95% të karrierës e ka kaluar në Izrael
Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund risi te kampionia aktuale e Kosovës, Peja.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, klubi verdhezi ka arritur marrëveshje me basketbollistin shumë cilësor të pozitave 4/5, Jimmy Hall.
29 vjeçari i gjatë 203 centimetra shumicën e karrierës e ka kaluar në basketbollin izraelit me ekipe si: Hapoel Haemek, Ironi Kiryat Ata, Maccabi Hod Hasharon, Hapoel Holon, Hapoel Hafula, Hapoel Hevel Modi’in e në edicionin aktual që gjendemi është paraqitur me Maccabi Ramat Gan që pozicionohet aktualisht në vendin e tretë të elitës izraelite e ku në 7 ndeshje është paraqitur me 8.9 pikë, 5.4 kërcime e 2.1 asiste.
Në të gjitha ekipet izraelite që ka luajtur deri tani, Hall përveç kësaj të fundit, ka luajtur tek të gjitha me mesatare pikësh mbi 15 dhe bëhet fjalë për një basketbollist mjaft cilësor ku me vetë faktin që për një kohë të gjatë ka mbetur në një vend me basketboll shumë të zhvilluar do të thotë shumë.
Para ardhjes në Evropë, Hall kishte luajtur me kolegjin nga NCAA, Kent State Golden Flashes, për tri sezone me mesatare përmbi 15 pikë.
Ky lojtar pritet të mos jetë transferi i fundit te Peja që edhe sivjet po synon mbrojtjen e titullit kampion, si dhe fitimin e Ligës Ballkanike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.