Basketboll

Trepça rrëmben çmimet kryesore në ceremoninë e laureatëve të vitit nga Komuna e Mitrovicës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte është mbajtur ceremonia e laueratëve të vitit 2023 në Komunën e Mitrovicës.

Klubi i basketbollit Trepça ka fituar çmimet kryesore në këtë ceremoni, pasi dihen sukseset e tyre në nivel vendi por edhe në garat ndërkombëtare, shkruan AsistiOnline.com

Fillimisht klubi i Trepçës u shpall më i miri i vitit 2023, derisa Drilon Hajrizi e fitoi çmimin si sportisti më i mirë i vitit 2023 në Mitrovicë.

Drejtori i klubit, Izet Tahiri u shpall punëtor sportiv i vitit 2023 në Mitrovicë, derisa talenti i ri dhe shumë perspektiv, Enes Gashi u shpall shpresa e vitit.

Përzgjedhjen e çmimeve e ka bërë një komision i emëruar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës.  /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.