Basketboll

Faqja zyrtare e Panathinaikos publikon foton e Ataman me vëllaun e tij nga Kosova, Edmond Vila (FOTO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Edmond Vila është takuar sonte edhe në Madrid të Spanjës së bashku me trajnerin e madh turk, Ergin Ataman.

Lajmin për takimin mes dyshes që e thërrasin njëri tjetrin si vëllezër e ka publikuar faqja zyrtare e klubit të madh grek në Twitter, Panathinaikos.

”Atamania” in Madrid!”, shkruan në postimin e klubit prej më të trofeshmëve në basketbollin evropian.

Vila në Madrid po qëndron së bashku me komentatorin e Kujtesa Sport, Andi Loxha i cili njihet për komentimet e zjarrta të ndeshjeve në Euroligë.

AsistiOnline.com ka mësuar se Vila së bashku me Loxhën e kanë takuar Atamanin në stërvitjen e Panathinaikos sonte në Madrid.

Edmond Vila nga Prizreni, njëherazit është edhe ambasador i gjigantit turk dhe evropian të basketbollit, Anadolu Efes me drejtuesit e të cilit klub ka miqësi të ngushtë.

Vlen të ceket se Vila është kreator i shprehjes ”Atamania” fjalë të cilën e ka vendosur në fanelën me të cilën i shikon ndeshjet e Atamanit, pavarësisht se cilat ekipe drejton ai, derisa edhe Ataman e thërret Edmondin gjithmonë si ”vëllau nga Kosova”.

Javë më parë, Vila qëndroi edhe në Athinë për të parë përballjen mes Panathinaikos dhe Anadolu Efes, së bashku me redaktorin e AsistiOnline.com, Donat Hashani dhe gjyqtarin e Superligës së Kosovës, Visar Bunjaku

Natyrisht që afërsia e Vilës me drejtuesit e Efesit dhe Atamanin, është reklamë e madhe edhe për basketbollin e Kosovës, pasi në takimet e tilla ai gjithmonë e përmend vazhdimisht prejardhjen e tij dhe madje jo më larg se vitin e kaluar në njërën prej ndeshjeve të Euroligës, Atamanit i kishte dhuruar shallin e Kosovës të cilin ai e kishte pranuar me shumë kënaqësi.

Ergin Ataman tashmë ka hyrë në historinë e trajnerëve më të mirë të Euroligës me fitimin e këtij kompeticioni prestigjioz dy herë me rradhë me Anadolu Efesin.

/AsistiOnline.com/

Ataman me Edmond Vilën dhe Andi Loxhën
Edmond Vila me ish-NBA lojtarin, Kendrick Nunn

 

Komentet janë të mbyllura.