Peja bën lëvizjen e madhe, zyrtarizon transferimin e Divine Myles
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka prezantuar sot transferimin më të madh vendor të stinorit.
Klubi verdhezi ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me plejmejkerin e natyralizuar nga Kosova, Divine Myles.
Lojtari në fjalë veçse njihet mirë nga komuniteti i basketbollit kosovar dhe cilësitë dihen. Ai më parë ka luajtur edhe te Sigal Prishtina e Proton Cable Prizreni.
”KB Peja mbyll transferimet për sezonin 2023/24 me afrimin e Divine Myles në Folenë e Shqiponjave. Myles i cili ka luajtur më parë në Kosovë si dhe me fanellën e Kombëtares sonë – karrierë ka bërë edhe në SHBA, Francë, Rusi, Gjermani. Divine vjen në cilësinë e lojtarit vendor – duke qenë forcë shtesë drejt luftës për të mbrojtur Titullin Kampion”, shkruan njoftimi i klubit verdhezi.
Peja para dy ditësh prezantoi edhe qendrën Jimmy Hall me përvojë të madhe.
Komentet janë të mbyllura.