Sonte mbyllet përfundimisht afati i fundit i të gjitha transferimeve
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot mbyllet përfundimisht afati kalimtar për transferime në basketbollin kosovar.
Klubet elitare të basketbollit tonë kanë afat edhe sot deri në ora 00:00 e mesnatës që të transferojnë lojtarë të huaj e nga nesër përfundimisht kjo gjë nuk do të vlejë më për këtë edicion.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, data 29 shkurt ka qenë e fundit si e caktuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës për lëvizjet e lojtarëve, qofshin ato vendore (pa klube) dhe të huaja e nga nesër klubet detyrohen që të luajnë me lojtarët e vetëm që kanë në funksion deri në fund të këtij edicioni.
Të kujtojmë se muaji shkurt ka qenë tejet aktiv me transferime nga ekipet të cilat kanë përforcuar shumë rradhët e veta me lojtarë, sidomos Peja, Prishtina, Trepça e Ylli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.