Basketboll

Drejtori i BIBL-së reagon dhe pranon gabimet e gjyqtarëve, thotë se ndeshja e djeshme mund të përsëritet!

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmë u zhvillua derbi kosovar në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Kjo ndeshje u karakterizua me vendime të shumta të dyshimta nga gjyqtarët e ndeshjes të cilët dëmtuan kryesisht të dyja ekipet dhe kjo shihej qartë në transmetimin televiziv të ndeshjes.

E këto gabime i ka pranuar sot edhe Drejtori i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks i cili ka nisur një reagim zyrtar elektronik, drejtuar klubeve të përfshira në këtë rast dhe FBK-së.

AsistiOnline.com ka arritur të sigurojë këtë reagim zyrtar nga i pari i Ligës Ballkanike, i cili ka pranuar minimum 7 gabime të gjyqtarëve në këtë ndeshje, por i ka arsyetuar me faktin se edhe ata janë njerëz dhe mund të gabojnë dhe se ato ishin të paqëllimta.

Shtriks e ka veçuar rastin në 10 sekondat e fundit të ndeshjes, në të cilin ai thotë se kishte faull ndaj Henrik Shirkos dhe ku gjyqtarët nuk e gjykuan si të tillë, por që sipas tij gabimi është bërë pa qëllim.

Sipas Shtriks, nëse dikush ofron fakte për ndonjë manipulim eventual të kësaj ndeshje apo gjëra tjera, atëherë do të vendosin që kjo ndeshje të përsëritet.

AsistiOnline.com sjell reagimin zyrtar të Drejtorit të Ligës Ballkanike, Shay Shtriks:

Të dashur miq.

Mbrëmjen e kaluar në Gjakovë patëm një ndeshje të madhe basketbolli mes KB Peja kundër KB Sigal Prishtina. Rezultati final i ndeshjes fatkeqësisht u ndikua nga disa vendime të gabuara të gjyqtarëve gjatë ndeshjes (për të dyja palët), por veçanërisht vendimi i fundit 00:10 sekonda para fundit të ndeshjes (83 Peja – 84 Sigal Prishtina) kur gjyqtarët injoruan një faull të qartë që u bë nga lojtarët e KB Peja ndaj lojtarit me nr 31 të Sigal Prishtinës dhe për shkak se nuk pati asnjë thirrje nga gjyqtarët, lojtari humbi topin dhe pastaj KB Peja shënoi fitore.

Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje shumë të mirë ishte, Peja 87 Sigal Prishtina 84.

Gjyqtar: Ognjen JOKIC (MNE)
Gjyqtari 1: Sava CETKOVIC (MNE)
Gjyqtari 2: Stefan VUKOVIC (MNE)
Një nga treshet më cilësore dhe me përvojë të arbitrave që kemi në BIBL.

Të gjithë këta janë njerëz të mirë, arbitra të ndershëm dhe profesionistë që deri në ndeshjen e mbrëmshme, dëshmuan në të gjitha ndeshjet që kanë drejtuar në BIBL, një arbitrim shumë të mirë dhe profesional.

Po, në ndeshjen e mbrëmshme gjyqtarët kanë mundur të gjykojnë dhe ta menaxhojnë lojën në mënyrë më të mirë dhe duhet të kishin shmangur gabimin përfundimtar që ka bërë gjyqtari më me përvojë në BIBL, z. Jokic që mori një vendim të gabuar duke mos e thirrur kontaktin ndaj lojtarit të KB Sigal Prishtina si faull dhe arbitri 2, z. Vukovic mund të ketë pasur mundësinë për ta mbështetur në këtë rast dhe për të dhënë vendim të drejtë.

Gjyqtarët bënë 7 gabime gjatë gjithë ndeshjes.
Jam i sigurt se asnjë nga gjyqtarët nuk i kanë bërë të gjitha ato gabime qëllimisht, përveç nëse dikush mund të më japë informacione të detajuara.

Njësoj si drejtuesit e klubit që i mbrojnë trajnerët kur bëjnë gabime. Ashtu si trajnerët që mbrojnë lojtarët kur ata gabojnë, të gjithë po tentojmë të gjejmë mënyrat për të shmangur gabimet në të ardhmen dhe duke gjetur mënyra për të mbështetur trajnerët dhe lojtarët.

Shay Shtriks, Drejtori Sportiv i BIBL do të mbështesë dhe mbrojë gjyqtarët e BIBL. Unë kurrë në 30 vitet e mia si arbitër basketbolli dhe 16 vitet e mia si Drejtor Sportiv i BIBL-së, nuk jam përpjekur të mbroj, të mbuloj apo të pastroj thirrjet e këqija, gabimet apo gjyqtarët e dobët. Kjo nuk është mënyra ime. Kur gjyqtarët bëjnë gabime, ata duhet të paguajnë çmimin, por unë do t’i mbroj gjyqtarët e mi me të gjithë fuqinë që kam nga çdo sulm jo korrekt ndaj tyre si arbitra dhe si njerëz privatë. Gjyqtarët e mi dhe unë, e di që të gjithë janë njerëz të ndershëm, njerëz të mirë dhe arbitra shumë të mirë.

Siç e dini të gjithë, që gjyqtarët janë qenie njerëzore dhe fatkeqësisht e kanë mundësinë
të bëjnë gabime kur drejtojnë lojën e basketbollit. Por, ata që mund të bëjnë gabime në lojën e basketbollit të quhen kriminelë apo mashtrues edhe kjo është shumë dhe unë nuk do të pranoj që asnjë klub që është pjesë e BIBL-së, të telefonojë dhe të tregojë tonin ndaj arbitrave tanë si kriminelë. Të gjithë kanë familje dhe duhet ta kemi të qartë, se si bartës basketbolli askush nuk mund t’i quajë kriminelë apo hajdutë pa reagimin zyrtar të ligës.

Ne nuk po e kalojmë këtë rast në BIBL dhe nëse dikush nga ndonjë klub mund dhe do të më japë fakte dhe prova të forta për parregullsi ndaj cilitdo gjyqtar të BIBL-së, mua do të më japë mundësinë të veproj kundër me gjithë fuqinë dhe mënyrën ligjore. Nëse jo, atëherë unë rekomandoj fuqishëm për të shmangur këto lloj akuza ndaj arbitrave të BIBL-së apo ndonjë arbitri tjetër.

Ne kemi mënyrën tonë profesionale për t’u përballur me gabimet e gjyqtarëve tanë, kryesisht ne jemi duke studiuar rastin / ndeshjen dhe ne u ofrojmë gjyqtarëve më shumë mjete dhe më shumë informacione se si ata mund të gjykojnë më mirë. Ne gjithashtu u japim gjyqtarëve që gabuan, një kohë të lirë për të rishikuar dhe për të gjetur rrugën për të qenë më të mirë në ndeshjet e ardhshme, por ne nuk i kryqëzuam arbitrat. Ata janë njerëzit tanë, arbitrat tanë dhe ne besojmë se ata po bëjnë më të mirën në çdo gjë ndeshje. Ne kemi nevojë për ta në ndeshjet e ardhshme, duke gjykuar më mirë ndeshjet.

Nëse dikush do të më japë prova dhe fakte se gabimet që janë bërë mbrëmë nga
gjyqtarët janë bërë qëllimisht dhe ata e dinin paraprakisht rezultatin përfundimtar të lojës, unë do të gjej mënyra se si të vendoset me rezultatin e kësaj ndeshje dhe të ketë një mundësi që loja të zhvillohet përsëri, por nëse askush nuk mund të japë informacione për rezultatin e dyshimtë të kësaj ndeshje të madhe me të gjitha gabimet e arbitrave, ne do të bëjmë më të mirën që në ndeshjet e ardhshme të kemi gjyqtarë më të mirë dhe performancë të mirë të të gjithë akterëve.

Kërkoj falje sinqerisht në emër të ligës, gjyqtarëve dhe vetes për rezultatin e mbrëmjes së kaluar. Për shikuesit, anëtarët e ekipeve, lojtarët dhe veçanërisht për lojtarët e KB Sigal Prishtina, trajnerët dhe menaxhmentin. Uroj që rezultati i kësaj ndeshje të madhe të vendoset vetëm nga trajnerët dhe lojtarët, por si të gjithë prej nesh e dimë, se për fat të keq gabimet e arbitrave ndonjëherë janë pjesë e lojës sonë dhe ne duhet të jetojme këto gjëra dhe për të vazhduar në ndeshjet tjera. Mundemi dhe do të jemi më mirë.

Sinqerisht i juaji,

Shay Shtriks

Drejtor Sportiv i Ligës Ballkanike

 

Komentet janë të mbyllura.