Përballja e parë e ditës për sot në ”Minatori”
Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e parë e ditës së sotme në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet në ”Minatori”.
Liderja e tabelës Trepça e pret Istogun, ku mitrovicasit shihen favoritë.
‘Xehetarët’ ndodhen në vendin e parë me 19 fitore e dy humbje, kurse istogasit në vendin e fundit me një fitore e 20 humbje.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1.
Komentet janë të mbyllura.