Bashkimi e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Penzës, i afrohet finales
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot ka nisur seria gjysmëfinale e ndeshjeve të play off-it në Superligën e Kosovës te femrat.
Bashkimi e ka nisur me fitore këtë seri, duke mposhtur Penzën në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 83-60.
Sarah Mgbeike ishte më e dalluara te Bashkimi sonte me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Adrienne Godbold me double-double prej 21 pikëve e 10 kërcime e Arbnore Përçuku shtoi 13 pikë, 8 kërcime e 5 asiste.
Te Penza, Saranda Daci kishte 19 pikë e Lucia Pevy shtoi 14 sosh.
Të kujtojmë se ekipi që arrin dy fitoret, kualifikohet në finalen e madhe.
Seria tjetër gjysmëfinale mes Prishtinës e Pejës 03, nis ditën e nesërme.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.