Basketboll

Penza e shkarkon Fabian Gjukën nëpërmjet mesazhit në Facebook

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i basketbollit Penza e ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm të ekipit, Fabian Gjuka.

Lajmin për shkarkimin nga kjo detyrë e ka publikuar vetë Gjuka nëpërmjet rrjeteve sociale, duke publikuar edhe mesazhin me njërin prej zyrtarëve të klubit.

Gjuka ka thënë se lajmin për shkarkim e ka marrë nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, derisa ka pasur akuza në drejtim të klubit për mos mbajtje të fjalës, pasi i premtuan një projekt afatgjatë dhe i cili u ndal në gjysmë.

Sipas Gjukës, skenaret për shkarkimin e tij nga kryesia e klubit kanë nisur ende pa e nisur mirë punën në klubin me të cilin fitoi gjithçka, derisa në mbyllje të reagimit ai ka falenderuar lojtaret që dhanë maksimumin edhe pse thotë se para se të emërohej ai trajner, nuk vinin as nga 3-4 lojtare në stërvitje, por me ardhjen e tij gjendja u përmirësua dhe klubi arriti edhe play off-in.

Ndiqni deklarimin e plotë dhe pa ndërhyrje të trajnerit Gjuka:

Sot me “Ne Fund ” me erdh ky sms nga personi qe nuk din cfar funksioni kryen se kinse me Kan shkarku ishte po i njejti qe me premtonte qe se bashku do te bejm gjera te medha po nuk Kan faj kta po une qe ju besova dhe sot I kerkoj falje klubit te Elbasanit te cilet I lash ne pik te hallit kur Isha I nderum dhe I respektum nga I gjith qyteti I Klubi Sportiv Elbasani dhe nga drejtori Art Kovaqi . Sapo kam fillu me punen qysh ne diten e dyt kan fillu kto skenaret e shkarkimit neper kafenet e qytetit nga e vetquajtura udhheqsi e klubit . I falenderoj te gjitha lojtaret e klubit te cilat me respektuan maksimalisht dhe I falenderoj per seriozitetin sepse para se une te emerohem nuk kishte as 3-4 lojtare ne stervitje kurse me emrimin Tim te gjitha ishin prezente dhe te gatshme per pun . Nese mendoni qe merrni funksione ne FBK siq keni thon vet duke e shkarku Fabian GJuken athere e keni shum gabim . Pushime te mbara per mu.

Komentet janë të mbyllura.