Basketboll

Penza rikthen për trajner Bujar Locin

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme klubi i Penzës ka njoftuar për  ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Fabian Gjuka.

Mësohet gjatë ditës së sotme klubi pejan ka arritur marrëveshje me një trajner të ri.

AsistiOnline.com ka kuptuar se në krye të Penzës është rikthyer Bujar Loci, i cili drejtoi ekipin gjatë pjesës së parë të edicionit.

Momentalisht Penza është duke luajtur serinë gjysmëfinale të play off-it ndaj Bashkimit dhe është në minus prej një fitore, derisa po lufton edhe për inkuadrim në play off të Ligës Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.