Basketboll

Prishtina ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Jaksa Vuliq

Prishtinë(AsistiOnline) – Kroati Jaksa Vuliq nuk është më trajner i ekipit të Sigal Prishtinës.

Klubit kryeqytetas ka njoftuar çaste më parë se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin në fjalë, duke e falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm.

Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më tani“, shkruan në faqen zyrtare të Prishtinës.

Vuliq mori drejtimin e Prishtinës më 11 janar dhe që nga atëherë nuk është se pati shumë rezultate pozitive e humbjet e fundit në Superligën e Kosovës duket se kanë kulmuar me vendimin për shkarkimin e tij. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.