Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Ndahet nga jeta ish-gjyqtari dhe vëzhguesi, Nexhdet Hoxha – AsistiOnline
Basketboll

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari dhe vëzhguesi, Nexhdet Hoxha

Federata e Basketbollit të Kosovës sonte ka dhënë një lajm të hidhur.

Ka vdekur ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i ndeshjeve, Nexhdet Hoxha i cili ishte me prejardhje nga Gjakova.

Në njoftimin e FBK-së thuhet se Hoxha provimin për gjyqtar fillestar të basketbollit e kishte dhënë në Beograd, ku thuhet se kishte studiuar, më 1977, si 20 vjeçar.

Ka gjykuar ndeshje të ligës së Beogradit, kurse pasi ka fituar thirrjen e Gjyqtarit Republikan edhe ndeshje të Ligës së Serbisë, të grupmoshave të ndryshme. Me tu kthyer në Kosovë, në vitet e 80-ta për një kohë ka gjykuar edhe ndeshje të Ligës së Kosovës. Si delegat i ndeshjeve fillon të vitet e para të pasluftës, fillimisht në ligat e kategorive të reja, në kohën kur po ashtu mbante pozita zyrtare edhe në KB Vëllaznimi.

Që nga sezoni 2005/06 ka qenë vazhdimisht delegat i ndeshjeve të Superligës dhe për këtë kohë është deleguar në ndeshje finale të play-offit, Kupës, turneve ndërkombëtarë në Kosovë dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme.

Hoxha, së bashku me Lulzim Malokun, kanë qenë delegatët e parë kosovarë të Ligës Ballkanike BIBL, garës së parë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë klubet e Kosovës. Gjithashtu ka qenë vëzhgues në Ligën Trocal, si dhe anëtar i Bordit të Shoqatës së Gjyqtarëve. Po ashtu ishte delegat i FBK-së.

Stafi i ASIST-it dhe AsistiOnline.com shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

 

Komentet janë të mbyllura.