Basketboll

Peja mposhtet nga AEL i Qipros në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka pësuar sonte disfatën e tretë sezonale në kuadër të Ligën Ballkanike.

Verdhezinjët janë mposhtur në Limassol të Qipros nga AEl-i me rezultat final 85-80.

Ndeshja ishte mjaft e ngushtë me çerekun e parë që nisi baraz (25-25), derisa i dyti i takoi ekipit vendas shumë ngushtë (17-15) dhe pjesa e parë u mbyll me vetëm dy pikë dallim 42-40.

Në pjesën e dytë, ekipi i AEL e fitoi çerekun e tretë (24-18), derisa perioda e fundit i takoi Pejës (19-22), por jo mjaftueshëm sa për fitore dhe kësisoj ekipi vendas iu gëzua fitores.

Larry Thomas me 21 pikë, Deande Davis me 21 dhe Justin Davis e Jimmy Hall me nga 11 sosh, ishin katër basketbollistët më të dalluar te Peja edhe pse nuk mjaftuan për fitore e vlejnë të ceken mungesat e shumta në këtë ekip sonte.

Te AEL-i, Jordan Shepherd shënoi plotë 29 pikë e Kyran McClure kishte 20 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Plevljën me 18 mars në ”Karagaç” e AEL-i me 25 mars Sigal Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.