Basketboll

Prishtina sot luan ndaj Pljevljës në Mal të Zi

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare Sigal Prishtina sonte e luan ndeshjen e rradhës në Ligën Ballkanike.

Bardhekaltërit kanë udhëtuar në Mal të Zi për tu përballur me KK Pljevljën.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe transmetohet direkt në YouTube.

Në duelin e parë mes këtyre dy ekipeve i zhvilluar në kryeqytetin kosovar, fitoi thellë Prishtina 107-82.

Prishtina momentalisht ka 3 fitore e 2 humbje, derisa Pljevlja ka 6 humbje nga 6 ndeshje të zhvilluara.

Komentet janë të mbyllura.