Basketboll

Derbi i xhiros sonte, Peja rikthehet në ”Karagaç”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet derbi i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar.

Peja rikthehet të luajë në ”Karagaç” pas një periudhe mbi një muaj, pas problemeve teknike në këtë palestër dhe e pret Yllin e Therandës.

Pejanët si kampionë aktualë të Kosovës renditen në vendin e dytë me 17 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit janë në pozitën e tretë me 15 fitore e nëntë humbje.

Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

 

Komentet janë të mbyllura.