Basketboll

Trepça dhe Bashkimi e hapin sonte xhiron e parafundit të Superligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte starton xhiro e 27-të e Superligës Kosovës te meshkujt.

Kjo xhiro do të hapet me një sfidë interesante ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.

Dy skuadrat kanë siguruar “Play-off”-in, me mitrovicasit që kanë blinduar vendin e parë me 24 fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 15 humbje dhe synojnë vendin e pestë në renditje. Dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor të shtunën në “Minatori”.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova e Sport1.

 

Komentet janë të mbyllura.