Një xhiro para fundit, Trepça harron se kur ka humbur
Prishtinë(AsistiOnline) – Këtë vikend në elitën e basketbollit kosovar u zhvillua xhiro e 27-të nga Superliga e Kosovës te meshkujt.
Pati përballje mjaft interesante, si rasti i derbit mes Pejës e Prishtinës e ku ndoshta u prit fitorja e verdhezinjëve, por Prishtina mori fitoren.
Në duelet e tjera kryesisht u arritën rezultatet e pritura me Trepçën që vazhdon të dominojë bindshëm ligën, pasi arriti që edhe pas 20 xhirove të mos pësojë disfatën dhe triumfoi ndaj Bashkimit.
Ylli e mposhti P.C Prizrenin dhe kështu vazhdon të jetë në kërkim të pozitës së dytë deri në xhiron e fundit.
Këtë xhiro fitore arriti edhe Vëllaznimi që triumfoi ndaj Istogut.
Trepça e ka siguruar pozitën e parë, Ylli dhe Peja mbeten në garë për pozitën e dytë, Prishtina e nis nga pozita e katërt, Vëllaznimi e Bashkimi në pozitat 5/6, P.c Prizreni në play out dhe Istogu i rënë nga liga.
Pas 27 xhirove, tabela vijon si mëposhtë:
Komentet janë të mbyllura.