Njëri lojtar e tjetri gjyqtar, vëllezërit Bunjaku mbrëmë u sfiduan në qytetin e lindjes
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e xhiros së 27-të nga Superliga e Kosovës, mbrëmë solli në parket edhe një ‘përballje’ interesante.
Akterë në fushë ishin edhe dy vëllezërit, Visar e Valon Bunjaku, njëri gjyqtar e tjetri lojtar.
Sigurisht që mbi të gjitha bie në pah profesionalizmi i dyshes që me prejardhje janë nga qyteti i Prizrenit, e të cilët shquhen për karakterin e tyre të fortë dhe njihen si profesionistë të mëdhenj dhe që nuk ndikohen në asnjë formë, derisa këtë që po e themi ne e dëshmoi edhe loja e mbrëmshme.
Visari prej vitesh gjykon ndeshjet elitare të basketbollit kosovar, si një prej më të mirëve që ka Kosova, e dikur ishte lojtar i Bashkimit të Prizrenit dhe i Përfaqësueses së Kosovës.
Valoni prej vitesh luan te ekipi nga Theranda, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Prishtina, Bashkimi e Rahoveci. Ai njihet për lojën e tij të qetë dhe të shpejtë që e aplikon, derisa është i rregullt në grumbullime edhe me Përfaqësuesen e Kosovës A.
Ndeshjen e mbrëmshme e fitoi thellë ekipi i Yllit, derisa gjykimi i ndeshjes ishte shumë korrekt dhe nuk kishte asnjë vërejtje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.