Trepça e nderon të ndjerin Altin Ponari, një prej tifozëve dhe përkrahësve të mëdhenj të klubit
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i basketbollit Trepça sonte ka kaluar në gjysmëfinalen e madhe të Ligës Unike.
Para ndeshjes ekipi mitrovicas e ka përkujtuar tifozin e madh të klubit dhe të ndjerin, Altin Ponari me fotografinën e tij në fanelat e secilit prej lojtarëve.
Altini ishte drejtor gjeneral i njërit prej sponsorëve kryesorë të klubit mitrovicas, derisa ditë më parë u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
U prehsh në paqe Altin.
Komentet janë të mbyllura.