Basketboll

Fillon paraqitja e kandidatëve për gjyqtarë të rinjë në basketbollin kosovar, mundësi shumë e mirë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nga 27 Marsi e deri më 12 Prill 2024, ka filluar shpallja për paraqitjen e kandidatëve/eve gjyqtarë/e të basketbollit.

FBK ka njoftuar poashtu se trajnimi intensiv fillon më 20/21 Prill 2024.

Paraqitja e kandidatëve/eve mund të bëhet në adresën elektronike kordinatori@basketbolli.com ose gjyqtaret@basketbolli.com ose personalisht në zyrat e FBK-së në Prishtine.

FBK ka publikuar edhe kriteret që kandidatët/et e interesuar duhet të plotësojnë:

  1. Preferohet të jetë ish basketbollist/e.
  2. Mosha e preferuar nga 18-24 vjeçar/e.
  3. Të jetë njohës i gjuhës angleze.
  4. Të deponojë certifikatën mjekësore

Vlen të ceket se trajnimi organizohet nga SHGJFBK dhe udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija.

Komentet janë të mbyllura.