Basketboll

KEK-u inkuadrohet në Ligën e parë te meshkujt

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i KEK-ut është inkuadruar sonte në Ligën e parë të Kosovës.

Skuadra nga Kastrioti e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë finale të play off-it ekipin e Grapeland Rahovecit me rezultat 83-76 dhe kështu e ka siguruar një vend në Ligën e parë për edicionin e ri.

Ekipi i KEK-ut për herë të parë do të garojë në këtë rang garash e më herët edhe një ekip tjetër nga ky qytet kishte bërë gara këtu, KB As Kastrioti.

Ndërsa, Grapeland Rahoveci sivjet do të tentojë inkuadrimin në Ligën e parë nëpërmjet play out-it ku do të ndeshet me Dritën e Gjilanit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.