Trajneri 28 vjeçar, Lorik Kllokoqi hyn në historinë e basketbollit kosovar femëror
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina mbrëmë arriti që ta fitojë Ligën Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë te femrat.
Prishtina e fitoi tepër thellë finalen ndaj Bashkimit, 49-82, duke treguar një lojë shumë të mirë, shkruan AsistiOnline.com
Ekipi i Prishtinës sivjet po drejtohet nga trajneri i ri dhe shumë perspektiv, Lorik Kllokoqi i cili po tregon rezultate shumë të mira me klubin bardhekaltër.
Realisht në basketbollin kosovar femëror nuk mbahet në mend që dikush si 28 vjeçar të ketë fituar trofe si kryetrajner, andaj kjo shihet si historike.
Në krye me Kllokoqin, Prishtina sivjet i ka luajtur edhe dy finale të tjera.
Vlen të ceket se sivjet Federata e Basketbollit e Kosovës e ka emëruar Kllokoqin, përzgjedhës të Kosova U18 Femrat.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.