Basketboll

Vëllaznimi e mposht Prishtinën në xhiron e fundit

Në testin para “Play-off”-it, Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 94:99 (24:33, 16:23, 24:16, 30:27), në javën e 28-të të Prince Caffe Superligës, takim që u zhvillua në Gjakovë.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen, ku ishin efikas në sulm dhe për të fituar çerekun e parë 24:33. Basketbollistët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë për të thelluar më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 40:56.

Prishtinasit u rikthyen në periodën e tretë, për të afruar rezultatin në 58:63, megjithatë kuqezinjtë sërish u shkëputën, ku shifrat pas 30 minutash ishin 64:72. Në dhjetë minutat e fundit Vëllaznimi ruajti epërsinë dhe triumfoi 94:99.

Më i miri te Sigal Prishtina ishte Diamond Stone me 34 pikë e 13 kërcime, derisa te Vëllaznimi ishte Jalen Ray me 21 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Sigal Prishtina e përfundon edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse Vëllaznimi në vendin e pestë me 13 fitore e 15 humbje.

Këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të “Play-off”-it që fillon këtë fundjavë.

Komentet janë të mbyllura.