Under Header

spot_img

KB Peja ndahet me Sadio Doucoure

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti francez Sadio Doucoure më nuk është pjesë e KB Peja.

Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e klubit verdhezi në Facebook, që ka bërë me dije se ka ndarë rrugët me kërkesën personale të lojtarit.

Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit. KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucoures, duke e falënderuar për kontributin e dhënë”, shkruan njoftimi i KB Pejës.

Doucoure te Peja në Superligë luajti në 11 ndeshje me 11.1 pikë e 5.9 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme