Basketboll

Përcaktohen çiftet çerekfinale dhe ekipet eventuale që i presin Trepça dhe Peja në gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen e fundit të xhiros 28 nga Superliga, është mbyllur stinori i rregullt në elitën e basketbollit kosovar.

Realisht kjo ndeshje sonte ishte luajtur për prestigj e pas saj, u përcaktuan përfundimisht edhe ndeshjet e play off-it që nisin me ato çerekfinale.

Ndeshjet çerekfinale që nisin nga ky vikend kanë vënë përballë ekipin e Yllit dhe Bashkimit, me therandasit që kanë përparësinë e terenit.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen, Prishtina dhe Vëllaznimi me kryeqytetasit që luajnë të parët si vendas.

Në fazën çerekfinale ekipi që arrin dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale kanë shkuar direkt dy ekipet, Trepça si e para dhe Peja si e dyta, derisa Trepça takohet me fituesin e duelit, Prishtina – Vëllaznimi, Peja luan me fituesin e ndeshjes, Ylli – Bashkimi.

Në gjysmëfinale dhe finale seria luhet me nga tri fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.