Prishtina mposht Pejën dhe siguron vendin e parë në BIBL
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka arritur sonte fitoren më të rëndësishme të stinorit në Ligën Ballkanike.
Ekipi kryeqytetas ka triumfuar ndaj Pejës në duelin e fundit të stinorit të rregullt në këtë garë me rezultat 104-97 dhe atë pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll baraz 88 e pas vazhdimeve më të suksesshëm dolën basketbollistët bardhekaltër.
Donte Clark ishte lojtari më i dalluar te Prishtina me 23 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Diamond Stone me 20 sosh, Henrik Shirko me 14, Shaheed Davis me 13, Malcolm Armstead me 12 dhe Muhamedali Janjeva që kishte 11 sosh.
Te Peja s’mjaftuan për fitore, Justin Davis me 29 pikë dhe Deandre Davis me 19 sosh.
Me këtë fitore, Prishtina e siguron pozitën e parë në ”Final Four” të Ligës Ballkanike e Peja do e nis nga pozita e tretë.
Në ”Final Four”, Prishtina ndeshet me Lovcenin e Peja ndeshet me AEL-in, derisa ekipi qipriot pritet që ta organizojë këtë turne në Limassol.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.