Basketboll

Përballja e dytë çerekfinale poashtu sonte, por në kryeqytet

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e parë çerekfinale e play off-it në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Prishtina e pret në kryeqytet skuadrën gjakovare të Vëllaznimit me dy ekipet që sivjet kanë pasur formë të luhatshme.

Në duelet direkte, nga dy fitore kanë të dyja ekipet dhe njësoj interesant pritet të jetë sonte por edhe gjatë dy ndeshjeve.

Skuadra që arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale ku luan me Trepçën.

Ndeshja e sontme nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

 

Komentet janë të mbyllura.