Rivalët e afërt me territor gjeografik e nisin sonte play off-in e Superligës
Prishtinë(AsistiOnline) – Siç e thamë edhe në postimin paraprak, sonte nis faza e zjarrtë e basketbollit në Kosovë, play off-i.
Dueli i parë çerekfinal është ai mes ekipit nga Theranda, Ylli që e pret Bashkimin e Prizrenit me ekipin vendas që ka përparësinë e terenit.
Ekipi që arrin dy fitore kalon tutje dhe ndeshet në gjysmëfinale me Pejën.
Në duelet direkte sivjet, Ylli udhëheq ndaj Bashkimit në seri 3-1.
Ndeshja e sontme fillon nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Sport1 dhe Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.