Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi është përsëri kampion i Kosovës te femrat.
Ekipi prizrenas ka triumfuar sonte ndaj Prishtinës edhe në ndeshjen e tretë të serisë finale me rezultat 72-53.
Eki portokalli e ka fituar këtë titull kampioni për vitin e dytë me rradhë, derisa brenda dy viteve ky është trofeu i gjashtë i vashave prizrenase duke kompletuar kështu tripletën e dytë me rradhë.
Bashkimi sivjet e ka fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Kosovës te femrat.
/AsistiOnline.com/


 
                                    

