Konfirmohen datat, oraret dhe zyrtarët e ”Final Four”-it të Ligës Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë kësaj fundjave në Llimasoll të Qipros do të zhvillohet turneu final (play off) i garës BIBL e njohur si Liga Ballkanike.
Në këtë fazë sivjet kanë arritur të depërtojnë dy ekipet kosovare, Prishtina dhe Peja.
Prishtina që e përfundoi stinorit e rregullt në pozitën e parë, luan në gjysmëfinale ndaj vendit të katërt, Llovcenit nga Mali i Zi, derisa Peja që përfundoi si e treta, luan me nikoqirin e turneut AEL-in.
Ndeshjet luhen sipas orarit të mëposhtëm:
E premte, 12.03.2024:
17:00: Gjysmëfinalja e parë: Prishtina vs Lovcen.
19:30: Gjysmëfinalja e dytë: AEL vs Peja.
E diel, 14.04.2024:
17:00, ndeshja për vendin e tretë dhe nga ora 19:30, finalja e madhe, ku të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën ”Nikos Solomonidis Arena”.
Gjyqtarët e këtij turneu janë nga Izraeli dhe Mal i Zi, përfshirë edhe atë kontraverz, Ognjen Jokiq i cili sivjet ishte suspenduar nga FIBA për mos bashkëpunim lidhur me dyshimet për trukim të ndeshjeve:
1. Lior Beinish – Izrael.
2.David Ismirli – Izrael.
3.Dvir Ranisch – Izrael.
4.Ognjen Jokiq – Mal i Zi.
5. Mr. Stefan Kuburovic – Mal i Zi.
6. Mr. Sava Cetkoviv – Mal i Zi.
Komentet janë të mbyllura.