Basketboll

Prishtina me orar super të ngjeshur, fitorja e sotme mund të vështirësojë gjërat!!

Prishtinë(AsistiOnline) – 14 herë kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina sivjet po përballet me orar maratonik të ndeshjeve në garat ku bën pjesë.

Klubi bardhekaltër sonte zhvillon ndeshjen e dytë çerekfinale të Superligës së Kosovës ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, derisa seria aktuale është 1-0 në favorin e prishtinasve.

Megjithatë, ngarkesat për lojtarët e klubit kryeqytetas po vazhdojnë edhe pas javës së famshme të marsit, ku për 6 ditë zhvilloi plotë 4 ndeshje, Prishtina tash ka tjetër provë të madhe para vetes, ku brenda 9 ditëve pritet të zhvillojë eventualisht plotë 4 ndeshje.

Në rast fitore sonte, Prishtina kalon në gjysmëfinale ku luan me Trepçën, por paraprakisht do të zhvillojë ”Final Four”-in e Ligës Ballkanike, derisa menjëherë pas kthimit nga Qipro me 17 prill, Trepça me gjasë pritet ta rezervojë gjysmëfinalen e parë ndaj Prishtinës.

9 prill (sonte): Vëllaznimi – Prishtina (Çerekfinale (KS)
Final 4 – Liga Ballkanike (në Qipro) – 12 prill: Ndeshja gjysmëfinale dhe 14 prill: Eventualisht ndeshja finale
18 prill vs Vëllaznimi eventuale ose edhe më herët, eventualisht 17 prill (vs Trepça), nëse e kalon sonte Vëllaznimin.

Fitorja e sontme për Prishtinën do të ishte sa pozitive aq edhe e komplikuar, pasi në rast se fiton pritet ta nis serinë ndaj Trepçës menjëherë pas ardhjes nga Qipro me 17 prill (edhe pse ende e pakonfirmuar), e në rast se Prishtina humbet sot, luhet edhe ndeshja e tretë me Vëllaznimin me 18 prill dhe seria me Trepçën pritet të shtyhet për start nga data 21 prill.
/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.