Prishtina sonte ndaj Lovqenit në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampionia e Ligës Ballkanike, Prishtina sonte kërkon finalen e madhe të Ligës Ballkanike.
Ekipi kryeqytetas i Kosovës luan në gjysmëfinale ndaj skuadrës malazeze, KK Lovqen nga Cetinja.
Në dy duelet direkte sivjet, nga një fitore ka secila skuadër me Lovqenin që fitoi në shtëpi 90-83, derisa Prishtina triumfoi në Kosovë 96-65.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion si dhe YouTube.
Vlen të ceket se Prishtina e kishte përfunduar këtë garë në vendin e parë me gjashtë fitore e dy humbje.
Komentet janë të mbyllura.