Basketboll

Mujo Thaçi kampion me ekipin e tij në Izrael

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri shqiptar nga Ilirida, Muhamed Thaçi i njohur si Muja, është shpallur kampion i Superligës së Izraelit te femrat me ekipin e Elitzur Ramla.

Ekipi izraelit nga qyteti i Ramlës është shpallur kampion në basketbollin e atjeshëm pas fitores edhe në ndeshjen e tretë ndaj Hapoel Jerusalemit 84-60, derisa seria finale është mbyllur 3-0.

Muja me ekipin e Elitzur Ramla kanë luajtur sivjet edhe në kompeticionin evropian, EuroCup Women, por që më pas ishin tërhequr nga gara si pasojë e fillimit të luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Ekipi i Elitzur Ramlës sivjet e ka fituar edhe Superkupën e Izraelit.

Muja është një prej trajnerëve më të shkolluar shqiptarë të basketbollit, duke ndjekur shumë klinika, seminare e ligjërata nga trajnerët më eminentë në Evropë dhe më gjerë, derisa me sukses e ka përfunduar edhe kursin që organizohet nga trajnerët e Euroligës.

/AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i ‎4 persona dhe ‎teksti që thotë "‎10 84 22 አት 91 ภูดิ 10- 18 • 555 33 中牛 ਭੇ Emmey מרכנתיל ะกว 血特 EuroC WOME בישראל הספורט למען EN ៣ានស חבשונה אמן 24 1งา0 העונ ולתהעת שתל, 2023 בע"מ אחזקות תעבורה τ ቅመስከ อ้านหวาน את ליש ווייר 23- המד אל حمة 2阪かさ4 H에구 1อบ่อ ¥324 ההמריצה 59매타입 ባንጌ אלזמה 2023-24 עונת Wınner ליגתאתנה המדינה אלופת‎"‎‎

 

Komentet janë të mbyllura.