Basketboll

Përfundon kursi i nivelit të parë për trajnerët e rinj në Kosovë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses kursi i gjashtë i trajnerëve, FIBA WABC Niveli 1.

Ky kurs është organizuar nga 9 deri më 14 prill, ku për gjashtë ditë intensive ka ligjëruar Instruktori i FIBA-s, Rui Alves nga Portugalia.

Kursi është organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në fund të Kursit, të gjithë trajnerët/et i janë nënshtruar testimeve teorike dhe praktike.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

Komentet janë të mbyllura.