Under Header

spot_img

Ekskluzive: Gjyqtarët kosovarë mund ti bojkotojnë ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play off-it

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjyqtarëve kosovarë të basketbollit duket se nuk ju ka pëlqyer fare fakti që kolegët e tyre nga shtetet e tjera pritet t’ju asistojnë për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play off-it nga Superliga e meshkujve.

Kjo pasiqë AsistiOnline.com ka mësuar se Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës e ka njoftuar FBK-në, se në rast të marrjes së këtij vendimi, nuk t’ju bashkohet atyre për të gjykuar ndeshjet, qoftë edhe ato të gjeneratave të reja dhe rrjedhimisht do të vinte deri te bojkotimi i tyre.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, SHGJBK-ja pritet ta marrë një vendim të tillë për shkak se anëtarët e saj po e shohin veten si të nënçmuar karshi atyre të huaj, pasi gjykojnë ndeshjet tërë sezonin dhe për pak ndeshje, atyre nuk ju besohet ndarja e drejtësisë.

Ditë më parë AsistiOnline.com raportoi poashtu ekskluzivisht se për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play off-it, pritet të zbarkojnë në Kosovë disa gjyqtarë të huaj, të cilët ende nuk është vendosur se sa do të jenë të deleguar për ndeshje, por me gjasë 2 ose 1.

AsistiOnline.com poashtu ka mësuar se lidhur me këtë zgjedhje të FBK-së, nuk janë pajtuar të gjitha klubet, pra disa nga to kërkojnë gjyqtarë të huaj e disa nga to janë kundër një zgjedhje të tillë.

Megjithatë në ditët e ardhshme pritet të merret një vendim final lidhur me këtë tollovi që është shkaktuar lidhur me delegimin e gjyqtarëve vendorë apo të huaj për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play off-it.

Edhe në edicionin e kaluar pati gjyqtarë të huaj në ndeshjet e play off-it, ku dy prej tyre ishin të huaj dhe një i deleguar vendor.

/AsistiOnline.com/

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2024/04/12/ekskluzive-rikthehen-gjyqtaret-e-huaj-ne-gjysmefinale-dhe-finale-te-play-off-it/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0eVYB6qcjdIExAkA0um9wuD9Gv2sy96-vrncU80T5z8ZMYA0p6QJdyydg_aem_ATtuE7ivceCDHdKO5QQBDrDfZ9qUhV-j5wK3dcyGH0OTsF6Q9gs0wnaN_Db_9nH690sxMbd75eXtI86s0MTrhyFa

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme