Basketboll

Liderja e stinorit të rregullt vazhdon me përgatitje intenzive para gjysmëfinales

Prishtinë(AsistiOnline) – Liderja e stinorit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar, Trepça po vazhdon me përgatitje intenzive para serisë vendimtare gjysmëfinale në kërkim të titullit kampion.

AsistiOnline.com ka mësuar se ekipi mitrovicas po stërvitet intenzivisht dy herë në ditë në mënyrë që të jetë sa më i gatshëm për pjesën vendimtare të sezonit, derisa prej ditësh është duke pushuar me ndeshje pasi e ka siguruar direkt fazën gjysmëfinale të play off-it.

Trepça ka treguar formë të jashtëzakonshme në pjesën e rregullt të edicionit, duke rradhitur 25 fitore rradhazi dhe duke e siguruar pozitën e parë disa javë para mbylljes së garave andaj shihet si favorite për ta fituar titullin e kampionit.

Ka 13 vite që mitrovicasit e presin këtë trofe të çmuar të basketbollit kosovar, derisa vitin e kaluar ishin mposhtur në seri finale nga Peja 2-3 me fitore e sivjet janë më të mobilizuar se kurrë më parë që t’ia arrijnë qëllimit.

Trepça sivjet ka fituar tripletën ende pa u mbyllur stinori, duke ngritur Superkupën, Kupën dhe Ligën Unike.

Në gjysmëfinale e cila fillon të dielën, Trepça e pret fituesin e serisë çerekfinale mes Prishtinës dhe Vëllaznimit e cila luhet nesër.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.