Basketboll

Ekskluzive: Arrihet marrëveshja finale për gjyqtarët e huaj nga gjysmëfinalet e tutje

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjyqtarë të huaj në bashkëpunim me vendorë do të gjykojnë ndeshjet e basketbollit kosovar nga faza gjysmëfinale e play off-it.

Nga burime të afërta me Federatën e Basketbollit të Kosovës, AsistiOnline.com ka mësuar se dje është mbajtur një takim mes drejtuesve të FBK-së dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës, ku është vendosur që edhe sivjet gjyqtarët vendorë të asistohen nga të huaj.

Marrëveshja është arritur që edhe sivjet ndeshjet e mbetura të gjykohen nga dy referë të huaj e një vendor.

Pra duke filluar nga nesër dhe deri në ndeshjet e fundit finale, do të kemi dy gjyqtarë të huaj e një vendor për ti gjykuar ndeshjet që pritet të jenë të zjarrta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.