Ylli e nis serinë gjysmëfinale me fitore dhe përmbysje të madhe ndaj Pejës
Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli i Therandës e ka nisur serinë gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt, me fitore të madhe në udhëtim te Peja.
Ekipi i drejtuar nga tekniku malazez Petar Mijoviq, ka arritur të marrë fitore të madhe në ”Karagaç” me rezultat 84-87.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me pjesën e parë që ishte tepër e ngushtë ku çereku i parë u mbyll maksimalisht ngushtë 22-23, derisa në të dytin të dyja ekipet shënuan nga 19 pikë dhe Ylli shkoi në pushim me vetëm 1 pikë dallim.
Peja e nisi furishëm pjesën e dytë, duke e fituar thellë çerekun e tretë 30-15 dhe e nisi periodën e katërt me 14 pikë dallim (71-57), duke e menduar se e fitoi ndeshjen por Ylli nuk mendoi kështu dhe arriti të rikthehet fuqishëm në periodën vendimtare të lojës për ta fituar thellë (13-30) dhe kështu siguroi ftore të madhe për ta nisur serinë gjysmëfinale me triumf (0-1).
Edhe sonte Alonzo Verge Jr ishte lojtari më i dalluar te Ylli, duke realizuar plotë 32 pikë, por që u ndihmua edhe nga kapiteni Gëzim Morina me 17 pikë, Jan Palokaj kishte 14 sosh e Nate Grimes që shtoi 11 prej tyre.
Te Peja s’mjaftuan assesi për fitore, Jimmy Hall e Justin Davis me nga 22 pikë, derisa nga 12 e 11 pikë i shtuan Larry Thomas e Kwame Vaughn.
Ndeshja e dytë e serië luhet në Therandë të mërkurën dhe ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finale të play off-it.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.