Peja dhe Trepça dënohen pas gjysmëfinaleve të para
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në Superligën e Kosovës te meshkujt, nuk kanë kaluar pa u dënuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës
Komisioni i Garave i FBK-së ka gjobitur Pejën me të holla dhe dy ndeshje pa shikues si vendase.
Bazuar në nenin 51.23 skuadra e cila është nikoqire , në rast të shkaktimit të lëndimeve të lehta ndaj lojtarëve, zyrtarëve, gjyqtarëve apo vëzhguesve nga hedhjet e gjësendeve në fushën e lojës, dënohet me 5 mijë euro dhe dy ndeshje pa shikues. Kështu , Peja përpos gjobës financiare, ndeshjen e tretë dhe të pestën eventuale si vendas kundër Golden Eagle Yllit, duhet t’i luajë pa publik.
Pa dënim në gjysmëfinalen e parë nuk ka shpëtuar as Trepça. Mitrovicasit janë dënuar me 500 euro, bazuar në nenin 51.3 i cili thotë se hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta (si: shkrepëset, monedhat, shishet e plastikës, etj.) dhe po ashtu është dënuar edhe me 700 euro të tjera, konform nenit 51.16, për fyerje në kor.
Trajneri i KB Peja, Rami Hadar është dënuar me 300 euro, konform nenit 52.4 për sjellje josportive, derisa me nga 100 euro, për arsyje të njejtë sikurse Rami Hadar, janë dënuar lojtarët e Yllit, Nate Grimes dhe Alonzo Verge Jr. Në ndeshjen mes Trepçës dhe Prishtinës, Malcolm Armstead është dënuar me gjobë prej 100 euro, për gabim teknik/ sjellje josportive.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.