Basketboll

ASISTI 579 sonte me Drilon Hajrizin dhe Gëzim Morinën

Adhurues të basketbollit , ky edicion ka hy në fazën më të nxehtë dhe interesante kur po luftohet për titull kampioni të Prince Caffe Superligës.

Trepça është finalistja e parë kurse Peja dhe Ylli po luftojnë për biletën finale ku therandasit po udhëheqin me 2:1 në seri por pejanët po luftojnë për të mbetur në lojë dhe kërkojnë finalen e dytë rresht dhe përballjen e sërishme me Trepçën.

A do të jetë finalja 2024 reprizë e finales 2022 kur u ndeshën Trepça dhe Golden Eagle Ylli apo reprizë e finales 2023 kur Peja dhe Trepça luftuan për titull, mbetet të shihet.   �

Sonte në ASISTIN 578 gjitha këto do t’i diskutojmë me mysafirët shumë special, yjet vendore të skuadrave kosovare dhe reprezentuesit e Kosovës: Drilon Hajrizi i Trepçës dhe Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit.

Analiza komplete e ndeshjeve të dyta dhe të treta gjysmëfinale të Play Offit:

Peja – Golden Eagle Ylli dhe Trepça – Sigal Prishtina .

Dy dhurata speciale sonte nga asistuesi i juaj Agon Fehmiu.

E para, statistikat e serive dominuese të Prishtinës dhe Trepçës ndër vite , në përballjet direkte të El Clasicos. Sukseset e rivalëve të përhershëm në përballjet direkte dhe rekordet.

E dyta, rekordet e pikëve të shënuara në Play Off, së fundmi i vendosur me 52 pikë nga Alonzo Vegre jr. Por kush ishin tjerët që e mbanin para tij?

Sonte si zakonisht, yjet më të forta të basketbollit botëror vijnë në  NBA n’Asist dhe krejt në fund të ASISTIT 579 vjen ajka me Top Aksionet e Javës.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 579 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.