Basketboll

Sonte ndeshja e katërt e gjysmëfinales mes Yllit dhe Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale të play off-it mes Yllit dhe Pejës.

Therandasit e presin në ”13 Qershori” ekipin e Pejës në ndeshjen e katërt e cila pritet të jetë e zjarrtë sidomos pas fitores së verdhezinjëve dhe ngushtimit të serisë në 2-1.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artsport.

Në takimin e parë fituan therandasit 84:87, ashtu si edhe në ndeshjen e dytë, 92:86, derisa në ndeshjen e tretë në Gjakovë, fituan pejanët 98:86.

Vlen të ceket se ky është një duel mes kampionit aktual dhe ish-kampionit, andaj kjo e bën edhe më të zjarrtë përballjen.

Trepça është kualifikuar në finale, pasi eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale 3:0

Komentet janë të mbyllura.