Basketboll

”Xhebrailat” thonë se sonte nuk do të jenë në palestër të organizuar ndaj Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Tifo-grupi i organizuar ”Xhebrailat” kanë njoftuar se nuk do të jenë në palestër për ta përkrahur ekipin e Yllit sonte ndaj Pejës.

Njoftimin për mungesën e tyre ata e kanë dhënë nëpërmjet një njoftimi në Facebook, duke shtuar se provokimet e klubit të Pejës në ndeshjen e fundit në Therandë, bënë që organet e rendit ti largojnë nga palestra e si rrjedhojë u shfaqën probleme serioze për ta, si me organet e rendit ashtu edhe me drejtuesit e klubit.

Andaj kjo tifozëri ka vendosur të komunikojë vendimin e mosparaqitjes në tribinë dhe sipas tyre ky vendim do të mbetet kështu deri në një komunikatë tjetër nga ta.

Njoftimi i plotë i ”Xhebrailave”:

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.