Basketboll

Mehmeti flet lidhur me finalen Trepça – Ylli, tregon se cila skuadër është favorite

Njëri nga basketbollistët më të mirë që ka pasur Kosova në pozitat fundore, Artan Mehmeti ka folur për finalen e madhe të basketbollit kosovar.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Mehmeti ka deklaruar se dy ekipet janë me meritë në finale dhe pritet një luftë e madhe.

Ai poashtu shtoi se e sheh ish-skuadrën e tij nga vendlindja si favorite, shkaku i terrenit vendas.

“Mendoj se kemi të bëjmë me dy finalistë që me meritë janë duke luftuar për t’u stolisur me titullin e kampionit për këtë vit. Finalja mendoj që ka me qenë interesante duke parë formën e dy ekipeve.

Unë e shoh Trepçen më favorite duke parë ecurinë e saj gjatë gjithë sezonit, fitimin e te gjitha kupave këtë vit, plus kanë përparësi terenin vendas, në anën tjetër edhe Ylli do ta kërkon shansën e tij të befasojë dhe i duhet një fitore si mysafir dhe të mbrojë terenin vendas.

Tash ne serinë e finaleve me rëndësi është që ekipet të luajnë me shumë pak gabime, të organizuara në sulm dhe në mbrojtje gjë që unë nuk e dyshoj duke ditur se çfarë trajnera kanë Trepça dhe Ylli. Uroj të shohim spektakël si në teren poashtu edhe në tribina dhe të fitojë më i miri”, tha Mehmeti.

Komentet janë të mbyllura.