KB Shkupi inkuadrohet në Superligën e Maqedonisë, aty tash dy ekipe shqiptare
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një lajm i mirë për basketbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ekipi shqiptar i KB Shkupit ka arritur dje që të sigurojë një vend në elitën e basketbollit maqedonas pas fitores bindëse ndaj skuadrës së Majarit 77:59.
Ekipi shqiptar i Shkupit kështu rikthehet në elitën e basketbollit maqedonas pas pesë vitesh.
Në ndeshjen vendimtare, e cila u dha atyre një vend në mesin e skuadrave më të mira në Maqedoni, Velichkovski shënoi 18 pikë, i biri i Mujës, Meti Thaçi shënoi 15, Baloski 11 dhe Dvojakovski shtoi 10 pikë të tjera.
Paraprakisht në elitën e basketbollit maqedonas është rikthyer edhe KK Kumanovo, të cilët në dy ndeshjet e luajtura ishin më të mirë se skuadra e Angelit, kështu që tash Shkupi dhe Kumanovo do të ndeshen në finalen e caktuar për 11 maj (e shtunë) në Kumanovë se kush do të jetë kampion i Ligës së parë për sezonin 2023/2024.
Të kujtojmë se në elitën e basketbollit maqedonas po luan me shumë sukses edhe skuadra tjetër e Çair 2030.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.