Trepça e mposhti Yllin në finalen e parë
Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë triumfuar 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), duke udhëhequr në serinë finale.
Nga minuta e parë të dy skuadrat luftuan për fitore dhe pas fillimit të barabartë, pranë rezultatit 20:20, kur mysafirët me nëntë pikë radhazi e fituan çerekun e parë 20:29, derisa në periudhën e dytë ngritën epërsinë në 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 31:35, derisa pjesa e parë përfundoi 31:37.
‘Luftë’ e madhe u zhvillua në periodën e tretë, por mitrovicasit dalëngadalë shkrijnë epërsinë dhe bën përmbysjen në 53:52, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Trepça tregoi fuqinë dhe filloi shkëputjen, duke ruajtur rezultatin për të triumfuar 77:68.
Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Trepça, derisa më i dalluari ishte Devonte Upson me 11 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli si zakonisht u dallua Alonzo Verge JR me 32 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Therandë. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.